×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e kandidatit të PDK-së për kryetar të Pejës, reagon Gazmend Muhaxheri: Jam shumë i tronditur

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 22:12

    Peja është tronditur nga një vrasje e dyfishtë në orët e mbrëmjes.


    I vrarë ka mbetur kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit nga PDK, Blerand Kadrijaj, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili është shprehur i tronditur nga gjithë çka ndodhur sonte në Pejë, derisa i ka shprehur ngushëllime familjarëve.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vra dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga rradhët e PDK-së, Astrit Ademaj. Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!