×
  • Lajme
  • Lajme / Zhvillimet në veri

    Vrasja e policit në veri, Konjufca: BE dhe ShBA ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 8:34
    Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka quajtur sulm terrorist të dhe kriminal të strukturave kriminale të drejtuara nga Serbia, sulmin në  veri në të cilin mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos.

    Konjufca në një reagim ka thënë se ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve të shtetit të Kosovës për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë.

    Ai ka kërkuar faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “E dënoj ashpër sulmin terrorist dhe kriminal të strukturave kriminale të drejtuara nga Serbia nga i cili një polic mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës.
    Ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues, ndaj veprimeve tona për rend dhe ligj dhe cenim i sovranitetit dhe sigurisë të vendit tonë.
    Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës.
    Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur shërim sa më të shpejtë.
    Autorët e këtij krimi, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq i ftoj institucionet e drejtësisë të veprojnë menjëherë”, shkruan Konjufca.

    Për rastin kanë reaguar edhe kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani. Ata kanë thënë se këto janë sulme terroriste të organizuara nga Serbia. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!