×
  • Lajme
  • Lajme / Kreu i AAK-së

    Vrasja e policit në veri, reagon Haradinaj: Sulm terrorist që ka goditur paqen në Kosovë dhe rajon, Beogradi të ndalë veprimet destabilizuese

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 8:48
    Ramush Haradinaj, lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku banda kriminale serbe kanë vrarë një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe kanë plagosur të paktën një tjetër.

    Haradinaj përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin edhe përtej Kosovës.

    “Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë”, ka thënë Haradinaj.

    Reagimi i plotë:

    I tronditur nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe plagosja, e cila ndodhi në orët e hershme të mengjesit në fshatin Banjska të Leposaviqit!
    Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë. Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë.
    Ftoj organet tona të rendit për bashkërendim të veprimeve me KFOR dhe aleatët tanë të sigurisë të prirë nga Amerika, dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti. Rendi dhe ligji s’ka alternativë!
    Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për policin e plagosur!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!