×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e policit në Zhur, nesër ditë zie në Kosovë

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 17:03

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ka shpallur ditën e nesërme, ditë zie.


    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të nisur nga presidenca.

    “Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

    Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaçi.

    “Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!