×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e shtatzënës, Konjufca: Të bëhet çmos për ta kapur vrasësin

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 23:11
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, u ka bërë thirrje institucioneve ligjore të merren sa më shpejtë me vrasjen e gruas 35-vjeçare, shtatzënë, rast ky që tronditi opinionin publik.

    Ai kërkoi të bëhet çmos për ta kapur vrasësin, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Iu bej thirrje institucioneve të rendit të bëjnë çmos që ta kapin vrasësin. Kurse institucioneve të drejtësisë që t’ia japin dënimin e merituar”, tha Konjufca në reagimin e tij në Facebook.

    Gazeta Online Reporteri.net ka marrë vesh se kryesi i sulmit është Sokol Halili. I njëjti ndodhet ende në arrest.

    Postimi i plotë:

    Sonte u tronditëm nga vrasja makabre e gruas 35 vjeçare, në oborrin e QKUK-së, që rezulton se ishte shtatzënë në ditët e fundit të pritjes për ta sjellë në jetë fëmijën e saj.

    Edhe një vrasje e një gruaje nga burri i saj brenda pak ditësh pasi një tjetër grua u vra me sëpatë nga burri i saj në shtëpinë e saj.

    Në momente të tilla, nuk ka fjalë që përshkruan mllefin dhe dhimbjen që secili prej nesh ndien.

    Ngjarje si këto në javën e fundit, pikërisht në kohën kur po shënohet fushata globale kundër dhunës me bazë gjinore, tregon domosdoshmërinë për përkushtim dhe reagim institucional e shoqëror. Gratë dhe vajzat nuk janë vetëm në këtë betejë.

    Iu bej thirrje institucioneve të rendit të bëjnë çmos që ta kapin vrasësin. Kurse institucioneve të drejtësisë që t’ia japin dënimin e merituar.

    Bashkëndiej me familjen, të afërmit dhe miqtë e viktimës dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!