×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e shtatzënës: Viktima kishte dalë për shëtitje, e kishte pranuar se është ndarë nga bashkëshorti

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 20:40

    Shtatzëna e cila mbeti e vdekur sonte para oborrit të QKUK’së, ishte vendosur gjatë vikendit në spital, dhe e njëjta po priste lindjen e fëmijës së saj të parë.

    Mjekët kanë deklaruar se në momentin kur 35-vjeçarja ishte pranuar për hospitalizim, kishte deklaruar se ishte e ndarë nga bashkëshorti, raporton Klan Kosova, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Kjo ishte mësuar gjatë një pyetësori të zakonshëm, që e mbushin gratë që pranohen për trajtim në Klinikën e Gjinekologjisë, 35-vjeçarja ishte deklaruar edhe për statusin e saj martesor.

    Tutje, Klan Kosova raporton se viktima, bashkë me një shoqe të dhomës – grua tjetër shtatzënë, kanë dalë që të shëtisin, dhe në ato momente ishte takuar me ish-bashkëshortin e saj.

    Siç ka rrëfyer pacientja tjetër, ka parë që ata kanë pasur një konflikt verbal dhe ajo është distancuar nga ta dhe brenda këtyre momenteve janë dëgjuar të shtënat me armë.

    Prokurori i rastit ka ardhur pas orës 18:00 derisa ekipet e forenzikes kanë ardhur gati një orë e gjysmë pas rastit dhe në fund është automjeti i IML-së që e ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës.

     

    Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në QKUK, ndodhet ende në arrati

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!