Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Gllogjan të Decanit.

Persona të panjohur deri më tani dyshohet se kanë sulmuar një autobus nga ku ka mbetur një i vrarë e një person i plagosur. Autobusi me udhëtarë po shkonte nga Deçani në Gllogjan.

Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë dhe Prokurorinë e Pejës.

Reklamë

Ata e kanë konfirmuar rastin por kanë thënë se për detaje të tjera do të njoftoheni më vonë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi  ka thënë gazetës se Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur ndaj një autobusi.

“Nga informatat që i posedojmë dyshohet se ka pasur të shtëna në drejtim të autobusit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes”, tha Gashi.