×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Gjilan, viktima dhe i përfoluri si i dyshuar janë nip e dajë mes veti

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 22:51

    Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë nga dy persona sonte në qytetin e Gjilanit.


    Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se i ndjeri ka qenë duke pirë kafe kur dy persona kanë hyrë në lokal dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

    Insajderi ka raportuar se Lirim Jakupi është njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 50 vjeçarit sonte në Gjilan.

    Sipas këtyre raportimeve, merret vesh nga burime se viktima dhe i dyshuari janë nip e dajë mes veti.

    Viktima është me inicialet B.V. nga qyteti i Bujanocit. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!