×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në Rahovec

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 12:14

    Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e  sotëm në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit.


    Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, Yllka Shehu, e cila ka thënë se nga informatat e para në vendin e ngjarjes dyshohet se personi në fjalë është vrarë.

    “Për momentin nuk kemi shumë informata, është gjetë një trup i pajetë në oborrin e një shtëpie. Trupi është gjetur me shenja dhune dhe dyshohet se është vrasje, mirëpo është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim”, ka thënë Shehu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!