×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në Mitrovicë, policia arreston 21-vjeçarin

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 10:21

    Është arrestuar një i dyshuar për vrasje në tentativë në Mitrovicë.


    Policia njofton se në orët e pasdites të datës 25 tetor 2020, Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.

    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në një kafene të Mitrovicës, ku nga hetimet e deritanishme thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar, i cili pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK.
    Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar H. V., 21 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

    Me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale “vrasje në tentativë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!