Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist nesër organizon protestë para Ministrisë së Drejtësisë në emër të grupit organizativ të protestës “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Përmes një video ftuese për protestën që do fillojë nesër nga ora 12:00 kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare.
Kjo protestë vjen pas rastit tragjik në Ferizaj ku dy persona privuan nga jeta një 18-vjeçare të dielën.
Lidhur me rastin është protestuar edhe dje gjatë ditës ku protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe në drejtim të pjesëtarëve të Policisë.
Protestuesit kërkonin drejtësi për këtë rast, pasi që sipas tyre institucionet e sigurisë dhe të rendit kanë dështuar në punën e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.