×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasjet masive në shkollë, Biden: Jam lodhur nga kjo gjë, duhet të veprojmë

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 9:08
    Getty Images

    Presidenti amerikan Joe Biden është deklaruar pas të shtënave në një shkollë fillore në jug të Teksasit, ku 18-vjeçari Salvador Ramos vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur.

    Ai e quajti këtë akt  “një tjetër masakër” në SHBA.

    “Nxënës të bukur, të pafajshëm, të klasës së dytë, të tretë, të katërt. Dhe sa shumë fëmijë të vegjël që dëshmojnë atë që ndodhi, shohin miqtë e tyre të vdesin, sikur të jenë në një fushëbeteje për hir të Zotit,” tha Biden.

    “Të humbasësh një fëmijë është si të të heqin një pjesë të shpirtit”. Ai tha se ndjenja është “mbytëse”.

    Në fund të fjalimit, ai theksoi se është lodhur nga ngjarje të tilla, dhe se shteti duhet të veprojë.

    “Si komb duhet të pyesim. Kur do t’i kundërvihemi lobimit të armëve? Kur do të bëjmë atë çfarë dimë të bëjmë”, shtoi presidenti amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!