“Nuk jam as i çmendur as i dehur e as budalla. Pi vetëm Coca Cola zero dhe kamomil. Asnjë fjalë s’e tërheq mbrapsht çka thash për Kurtin, Rashiçin dhe Trajkoviç. Gjithçka që thash dje, edhe sot mendoj njëjtë. A do të na kishte dëgjuar dikush po të kishim performuar ndryshe?”.
Kështu u shpreh Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke mos u tërhequr nga epitetet e rënda që ia vendosi emrit të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, duke e quajtur “terrorist llum”, bashkërisht me ministrin e ri Nenad Rashiç, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Kjo pas emërimit të ministrit të ri për Komuniteti dhe Kthim i cili nuk është pjesë e Listës Serbe, që, siç edhe kanë lajmëruar, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Vuçiç vazhdoi të numërojë ngjarjet mes Kosovës dhe Serbisë që nga fillimi i vitit, në versionin e tij, për të cilat fajëson qeverinë kosovare.
“Së pari, qytetarëve iu ndalua referendumi, që s’ka ndodhur kurrë më parë t’u mohohet qytetarëve që veten e konsiderojnë qytetarë të Republikës së Serbisë. Pastaj Quint’i na tha gjithçka do të jetë mirë për zgjedhje. Do t’u bëjmë presion. Erdhën zgjedhjet dhe Prishtina u mburr se se anuluan 60 mijë vota për Vuçiçin dhe Vuçiç do t’i humbte zgjedhjet. Serbët s’mundën të votojnë”.
“As 60 mijë votat që mi vodhi Kurti nuk e ndihmuan”, u shpreh Aleksandar Vuçiç, teksa e mburr me rezultatin zgjedhor në zgjedhjet presidenciale serbe të 3 prillit.
Në lidhje me emërimin e Nenad Rashiç, Vuçiç tha se ai nuk përfaqëson komunitetin serb të Kosovës por Lista Serbe “të cilët kanë fituar 93 për qind të votave”.
“Morrëm përgjigje edhe nga Peter Stano. Mjatfni më me këtë ‘dyja palët’, sepse ne nuk kemi asnjërën prej këtyre. Qe 9 muaj po na akuzojnë se do t’i sulmojmë, dhe për 9 muaj po e shihni se ju kanë gënjuar që nga momenti i parë. Më lini t’i pyes miqtë e mi nga BE, çfarë ndodh më pas, çfarë ndodh pas një jave?”, u shpreh ai.
Vuçiç tha se “po detyrohem të dëgjojë se si Krishti ka ardhur në pushtet në Prishtinë” referuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti./Reporteri.net/