Gjatë një vizite zyrtare në Norvegji, presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një deklarim për media tha se temë ka qenë edhe Kosova, për çka tha se “nuk kam dyshim që Norvegjia do të vazhdojë të monitorojë procesin”.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiç tha se “[Kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti thotë se çështja e statusit [të Kosovës] është për të e kryer, unë mbështeten në Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 12/44”.
“Është mirë që ne dimë se në çka mbështetet ai. Kurti llogarit në fuqinë e vendeve perëndimore”, tha Vuçiç derisa situatën në veri e quajti “në pikë vlimi, në kuptimin e ngushtë të fjalës”.
“Kurti i referohet gjithçkaje që i shkon për shtati, e në asnjë mënyrë nuk i qëndron asaj çfarë është nënshkruar në Bruksel”.
Vuçiç vazhdoi me mantrën e tij të zakonshme se si Kosova “është fëmijë i QUINT’it” dhe se si çdo veprim që autoritetet e Kosovës e ndërmarrin e ka mbështetjen e këtij pentagoni shtetesh të mëdha e të fuqishme perëndimore, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Prandaj ne s’kemi asnjë pritje prej tyre [QUINT’it]”, tha ai.