×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç, Lajçakut: Asociacioni është domosdoshmëri

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 13:46
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

    Zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është domosdoshmëri, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE’së për Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Këtë kërkesë ndaj Lajçakut, Vuçiç e bëri të ditur në një njoftim të publikuar në median sociale Instagram, ku bëri të ditur edhe temat e takimit me fascilituesin evropian për dialog.

    “Me Miroslav Lajçak biseduam ngjarjet e fundit në Kosovë dhe problemet me të cilat ballafaqohet serbët për shkak të veprimeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës. I theksova domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe respektimin e të drejtave të popullit tonë”, ka shkruar ai.

    “Serbia është e përkushtuar për të vazhduar konstruktivisht dialogun, me qëllim të mirëmbajtjes së paqes dhe stabilitetit si dhe arritjen e kushteve më të mira për jetesën e të gjithë qytetarëve”, ka përfunduar Aleksandar Vuçiç, përcjell Reporteri.net.

    Tema e Asociacionit është rikthyer në theks të parë edhe nga ShBA-ja, ku vetëm ditëve të fundit zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha se “Asociacioni jo vetëm që duhet të bëhet, por edhe do të bëhet”, ndërsa ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, u shpreh se “Kryeministri Kurti e kupton që Asociacioni duhet të jetë prioritet absolut i tij”.

    Madje, ky i fundit është shprehur i prerë duke thënë se “të jini të sigurtë se pa u zgjidhur çështja e Asociacionit nuk do të ketë marrëveshje të mëtutjeshme”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!