×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: BE ka edhe dy ditë kohë të reagojë ndaj deklaratave të Thaçit, pastaj e dimë çfarë do të bëjmë

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 11:56

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur i tronditur me fakin që Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se Asociacioni i Komunave serbe nuk do të formohet.


    Vuçiq tha se edhe sot dhe nesër do të presin që BE të reagoj dhe më pas siç u shpreh ai  “e dimë se çfarë do të bëjmë” nëse kjo nuk ndodhë, transmeton Reporteri.net.

    “Kemi pritur 24 orë që BE- të reagoj, unë  jam absolutisht i tronditur që askush nuk e ka thënë asnjë fjalë për një dokument të nënshkruar në Bruksel, zbatimi i të cilit ishte i garantuar nga BE”, u shpreh Vuçiq.

    Ndryshe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një ditë më parë u shpreh se nuk do të ketë Asociacion të Komunave serbe në Kosovë sepse kjo do të nënkuptonte Republikë Serbe brenda shtetit të Kosovës.

    “Qëndrimi im, as nuk do të ketë autonomi dhe nuk do të ketë asociacion, sepse ajo do të nënkuptonte një Republikë serbe brenda Kosovës. Po unë vetë jam pajtuar më herët që të ndodhë diçka e tillë, por kanë ndryshuar rrethanat. Për hir të liberalizimit të vizave nuk mund t’i japim Asociacion, edhe taksa duhet të mbetet në fuqi. E ardhmja jonë është në BE dhe NATO”, ka thënë Thaçi të mërkurën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!