×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Deklaratat nga Prishtina nuk janë inkurajuese, ata duan njohje të madhe

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 8:49

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se deklaratat nga Prishtina pas themelimit të institucioneve nuk janë inkurajuese.


    “Tani do të doja të pyesja ata nga Beogradi që i mbështetën, çfarë prisnit. Ata duan njohje të madhe, dhe kjo është që Prishtina të njohë Serbinë pa Kosovën. Faleminderit për atë ofertë, por kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq në TV Pink.

    Këtë përgjigje e dha Vuçiq pasi u pyet për të komentuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente.

    Osmani u zgjodh presidente më 4 prill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!