×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq deklaron se ka mbrojtur interesat serbe në Kosovë, opozita e përgënjeshtron

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 14:35

    Kuvendi i Serbisë nesër mban seancën në të cilën presidenti Aleksandar Vuçiq do ta paraqesë raportin rreth Kosovës.


    Në seancë nuk do të jetë një pjesë e opozitës e cila edhe më tej e bojkoton punën e Kuvendit, ndërsa këtë seancë ajo e quan mashtrim të ri rreth Kosovës.

    Në tekstin prej 82 faqesh, siç njofton portali i Beogradit “danas”, më së shumti do të flitet për punën që në Kosovë e ka bërë e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e udhëhequr nga Marko Gjuriqi. Aty përmenden projektet e realizuara si dhe ndihma e dhënë për serbë në Kosovë. Në raport janë botuar edhe fotografitë nga renovimi i shkollave, spitaleve etj.

    Sipas raport, me bisedimet Beograd – Prishtinë është ruajtur paqja dhe qetësia në Kosovë dhe më gjerë.

    Theksohet po ashtu se angazhimi i Serbisë në dialog bëri që “pjesërisht të amortizohet qëndrimi i pa kompromis i përkrahësve të pavarësisë së Kosovës dhe se ata tash nuk mendojnë më se pavarësia e Kosovës është çështje përfunduar“.

    Shtohet se Serbia ka dalë që në tërësi t’i mbrojë interesat e veta në Kosovë në kontekstin e integrimeve evropiane “pa bërë koncesione esenciale “.

    ”Përkundër kritikave lidhur me dorëzimin e interesave serbe në veri të Kosovës, në atë hapësirë serbët aktualisht dominojnë në të gjitha institucionet politike, policore e gjyqësore dhe se dominimi i tyre është i pranuar nga Prishtina dhe nga faktori ndërkombëtar“, shkruan në raport .

    Nga viti 2013 janë mbajtur 188 takime, nga të cilët 24 në nivel të lartë politik, e janë nënshkruar 45 marrëveshje e ujdi politike, teknike dhe në nivel ekspertësh, thotë raporti.

    Në fund theksohet se Serbia është e vendosur për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën por më parë duhet hequr taksën e vënë ndaj mallrave serbe.

    Ndërkaq pas shtatë vitesh të injorimit të kërkesave të opozitës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vendosur që të hënën të flasë në Kuvendin e Serbisë për çështjen e Kosovës.

    Siç duket një vendim i tillë ka hapur çështjen nëse ata, për të cilët shumë herë adresoi akuza dhe fyerjet më të rënda, opozitarët nga Lidhja për ndryshime, të cilët po e bojkotojnë punën e Kuvendit, do ta kafshojnë karremin dhe të kthehen në parlament.

    Deklarimeve të presidentit Vuçiqi i pari iu përgjigj lideri i partisë opozitare “Dveri”, Boshko Obradoviq, i cili tha se “mediat e lira dhe zgjedhjet e drejta, këto janë temat për të cilat mund të diskutohen në Parlament, por kur bëhet fjalë për seancë për Kosovën, presidentit serb i ka thënë se “askush që e konsideron veten opozitë nuk do të shkojë në atë seancë”.

    Njësoj, si Obradoviq, vlerëson edhe ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, kryetar i Partisë Socialdemokrate, i cili thotë se prania e opozitës serbe në seancën e Parlamentit të Serbisë, ku do të diskutohet për Kosovën do të ishte shfajësim i presidentit Aleksandar Vuçiq për politikën e tij shtatëvjeçare jo-transparente lidhur me Kosovën, largimin e dialogut në shoqëri për temat e rëndësishme dhe një pjesëmarrje në cirkun e tij.

    Tutje Tadiq  për senacën parlamentare ka thënë që para së gjithash, nuk bëhet fjalë për një seancë kushtuar Kosovës, por për manipulim me çështjen e Kosovës në mënyrë që të krijohet një iluzion për punën e Parlamentit. Ata që marrin pjesë në këtë manipulim nuk e forcojnë, por e dobësojnë parlamentarizmin në Serbi. /Reporteri.net/ 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!