×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq e quan mashtrues Kurtin, thotë se Grenell ka të drejtë për taksën

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 14:53

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka quajtur si kalkuluese lëvizjen e djeshme të kryeministrit Albin Kurtit, i cili mori vendim për heqje të pjesshme të taksës 100 %, fillimisht për produktet bazë që importon Kosova nga Serbia.


    Vuçiq thotë se në mënyrë taktike Kurti e ka marrë një vendim të tillë para nisjes në Washington.

    “Një ditë përpara udhëtimit tim në Washington ai vendosi për taksën, në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë atje”, ka thënë presidenti serb, duke thënë se vendimi i tij është një përpjekje për mashtrim.

    Tutje kreu i shtetit serb ka thënë se Richard Grenell ka plotësisht të drejtë kur e kundërshton një vendim të tillë të Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.

    Përveç tjerash Vuçiq i ka bërë edhe një pyetje Kurtit rreth asaj se kush e ka këshilluar që ta marrë një vendim të tillë.

    “ A ishte ide e jotja, apo dikush të ndihmoi?”, ka pyetur Vuçiq.

    Vendimi i Kurtit për heqje të pjesshme të taksës është mirëpritur nga BE’ja ndërkohë u kundërshtua nga emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!