×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Haradinaj dhe Thaçi e kanë nënçmuar Merkelin dhe Macronin si askush më parë

    Reporteri
    03 Maj 2019 | 9:55

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një tekst autorial të publikuar nga mediat serbe ka folur për takimin e liderëve të Ballkanit në Berlin. Vuçiq ka thënë se të gjithë ata së bashku e kanë humbur një mundësi të madhe, transmeton Reporteri.net.


    Ndër të tjera Vuçiq nuk ka lënë pa kritikuar edhe liderët e Kosovës, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn për të cilët ka thënë se e kanë nënvlerësuar kancelaren Merkel dhe presidentin Macron si askush më parë.

    “Një pjesë e Ballkanit, me sa duket, nuk e kuptojnë këtë. Zvizdiq, Haradinaj dhe Thaçi kanë nënvlerësuar Evropën, Merkelin dhe Makronin, në një mënyrë që nuk është bërë që nga miti i famshëm në të cilin ajo është virgjëresha që rrëmbehet dhe përdhunohet nga Zeusi. Evropa prej kohësh nuk ëshë më ajo që ka qenë. Miti gjithashtu është rritur dhe prej shumë kohësh është larguar nga Ballkani, ku edhe ka nisur. Kjo është arsyeja pse është përpjekja e përbashkët, të cilën Merkel dhe Macron kanë nisur, për të lidhur këto dy hapësira, përmes dialogut, kuptimit dhe kompromisit, është aq e rëndësishme”, është shprehur Vuçiq.

    Vuçiq ka rrëfyer edhe detaje brenda takimit të Berlinit, duke u shprehur se për çdo ofertë nga Gjermania dhe Franca, përfaqësuesit kosovarë kërkonin garanci.

    “Dy përfaqësuesit më të rëndësishëm të Evropës kanë treguar në Berlin, se sa shumë kujdesen, ndër të tjera, duke mos këmbëngulur për asgjë, përveçse në marrëveshjen tonë të Ballkanit. Në një moment, kur Merkeli, në emër të Gjermanisë dhe Francës, u dha një ofertë të caktuar shqiptarëve dhe ata pyetën dhe kush e garanton atë, ajo vështroi në drejtim të tyre duke pyetur se a nuk është e mjaftueshme fjala e Gjermanisë dhe Francës?”, ka thënë Vuçiq.

    Duke folur për taksën mbi mallrat serbe Vuçiq ka konfirmuar se edhe Haradinaj edhe Vuçiq ishin kundër heqjes së saj.

    “Këmbëngulja e Haradinajt dhe Thaçit për njohjen e Kosovës dhe refuzimi për të hequr taksën nuk ishte në nivelin e asnjë politike, por më shumë ngjante si stadium ku dikush bërtet duke u përpjekur të ndryshojë rezultatin. Të gjithë bashkë e kemi humbur shansin. Tani për tani, për asnjë arsye serioze, Evropa është përjashtuar, është hedhur poshtë, edhe pse asnjë prej nesh, popujve të Ballkanit,nuk ka alternativë tjetër përpos saj”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq./ Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!