×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i dërgon ftesë koalicionit të shqiptarëve për konsultime rreth formimit të Qeverisë

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 20:39

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar letër bartësit të Listës së koalicionit “Alternativa Demokratike-Lugina e Bashkuar” Shaip Kamberit për konsultime rreth mandatarit të ri për formimin e Qeverisë së re të Serbisë e dalur nga zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit, raporton rtvpresheva.com


    Konsultimi me subjektet politike që kanë fituar mandate në parlamentin republikan është kategori kushtetuese andaj presidentët e Serbisë pas çdo zgjedhje ftojnë për konsultime përfaqsuesit e Listave fituese.

    Fillimisht një takim me drejtuesin e SDA të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, është caktuar për të martën në 9 të mëngjesit, dhe menjëherë pas kësaj, në orën 10 të mëngjesit, presidenti do të takohet me përfaqësuesit e Alternativës Demokratike Shqiptare.

    Një takim me kreun e Partisë Drejtësi dhe Pajtim, Muamer Zukorlic, është caktuar për ditën e Mërkurë, dhe më pas në të njëjtën ditë me drejtuesin e përfaqsuesit të partive hungareze, Istvan Pastor.

    Mbetet të shihet se a do të ftohen deputetët shqiptar për herë të parë të jenë pjesë e shumicës qeverisëse apo siç ndodh zakonisht shqiptarët përsëri do të lihen në opozitë.

    Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare në Serbi janë mbajtur më 21 qershor ku koalicioni i partive shqiptare siguroi tre vende në parlamentin serb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!