×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i përgjigjet Isa Mustafës: S’po krijojmë Jugosllavi të re

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 17:44

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se me Ramën dhe Zaevin nuk janë duke e krijuar Jugosllavinë e re, kjo si kundërpërgjigje ndaj liderit të LDK’së, Isa Mustafa.


    Vucic në konferencën për shtyp pas takimit në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama, tha se nisma për bashkëpunimit rajonal nuk nënkupton formimin e një Jugosllavi të re, por më tepër siç tha ai është një proces që mundëson cilësi dhe jetë më të mirë për qytetarët e të gjithë vendeve.

    “Unë e shoh që Rama është nën presion… Edhe mua gjatë zgjedhjeve, opozita e brendshme më akuzoi se po ndërtoj rrugë drejt Prishtinës, se po ndërtoj rrugë drejt Shqipërisë së Madhe, por ata prapë morën 11 herë më pak vota se unë. Nuk e di, ndoshta dikush do ta shkatërrojë këtë iniciativë, por kjo përfundimisht sjellë një jetë më të mirë për njerëzit dhe kompanitë tona. Këtu nuk ka krijim të një Jugosllavi të re”, tha mes tjerash Vucic.

    Ai mes tjerash pohoi se lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave midis vendeve do të kursej para dhe kohë për të gjithë qytetarët.

    Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Mustafa deklaroi se ideja e Mini-Shengenit nuk është asgjë, veçse krijim i Jugosllavisë së re me Shqipërinë pjesë të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!