×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq, Kosovës: Edhe po t’i sillni 350 milionë amerikanë, nuk ju njohim

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 12:31

    Pas shtyrjes së Samitit të Parisit, i cili pritej të mbahej më 1 korrik presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se anulimi i këtij takimi vë në situatë të vështirë të gjithë, ngase sipas tij Serbia po kërkon stabilitet dhe progres, gjë të cilën Vuçiq thotë se shqiptarët po duan ta pengojnë, transmeton Reporteri.net.


    “Përgjigjja jonë është po, ne jemi duke nxituar, sepse ne po punojmë shumë, por kjo nuk do të thotë që ju mund ta poshtëroni Serbinë dhe t‘i ndotni interesat e saj kombëtare”, u shpreh ndër të tjera Vuçiq.

    Vuçiq tha se është i lumtur që Samiti në Paris u shty, ndryshe nga Ramush Haradinaj, i cili sipas tij dëshironte t’ua bënte të qartë amerikanëve se ishte ai që dëshironte që SHBA të vendosë gjithçka, jo francezët dhe gjermanët.

    Tutje Vuçiq u shpreh se, shqiptarët shpresojnë për mrekulli, kurse në politikë mrekulli nuk ka.

    “Tek Serbia mbetet  që të punojë për një zgjidhje kompromisi dhe sa i përket njohjes së Kosovës, madje edhe po të sjellin 350 milionë amerikanë, kjo nuk mund të zgjidhet në këtë mënyrë, tha Vuçiq. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!