Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka përsëritur sërish tashmë qëndrimin e njohur prej kohësh se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Ai ju ka drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëjnë këtë gjë..
“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë s’do ta bëjë. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiq, shkruan “Tanjug“, transmeton Reporteri.net.
Ai ka thënë se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi siç është shprehur “secili u çmend”.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në Samitin e Brukselit, ndërsa më 1 korrik do të mbahet takimi i radhës në Paris, ku nikoqir sërish do jetë presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ndryshe presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se shpreson që do arrihet një marrëveshje në Samitin e Parisit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.