×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq nesër takohet me Stoltenberg, diskutohet per misionin e NATO-s në Kosovë

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 11:34

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë nesër një vizitë pune në selinë e NATO-s.


    Aty Vuçiq do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

    Agjenda e këtij takimi dypalësh pritet të përfshijë dialogun politik, partneritetin dhe mekanizmat praktikë të bashkëpunimit në mes Serbisë dhe NATO-s.

    Poashtu pritet të diskutohet lidhur me misionin e NATO-s dhe rolin e tij në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!