×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Nuk e shoh që njohja e Kosovës do të kontribuonte në stabilizimin ose diçka të mirë në rajon

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 14:31

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi sot se formimi i paralajmëruar i bazës së Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Mitrovicën e Jugut dhe pjesëmarrja në stërvitjen ushtarake të NATO-s “nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si ata mund të bëjnë atë që duan”.


    “Unë besoj se paqja dhe stabiliteti do të ruhen në Kosovë dhe Metohi. Kjo nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se ata mund të bëjnë atë që duan, pa shumë përgjegjësi. Nëse ekziston një rrezik ose kërcënim më serioz për popullin serb … Unë nuk kam pse të vazhdoj”, tha Vuçiq. “Serbët nga Kosova dhe Metohia dinë gjithçka”, shtoi ai, shkruan Tanjug.

    Pasi bëri një turne në punimet në seksionin e autostradës “Millosh Veliki”, nga Preljina në Pozhegë, Vuçiq duke iu kundërpërgjigjur sekretarit amerikan të mbrojtjes, Anthony Blinken, tha se nuk e shihte që njohja e pavarësisë së Kosovës do të kontribuonte në stabilizimin ose diçka të mirë në rajon.

    “Nëse dikush mendon se është e mundur të ndërtohet stabiliteti i Ballkanit Perëndimor duke poshtëruar dhe mposhtur Serbët, kjo nuk është e mundur”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!