Aleksandar Vuçiq pohoi se Serbia po e trajton seriozisht gjetjen e një zgjidhjeje “për krizën aktuale të shkaktuar nga lëvizjet e njëanshme të Prishtinës”.
Këto komente, kreu i shtetit serb i bëri pas një takimi me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, në Beograd. Në njoftimin e presidencës serbe theksohet se fokusi i bisedës së dy zyrtarëve ishte situata në rajon, raundi i dialogut i javës së kaluar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe bashkëpunimi dypalësh.
Vuçiç është përpjekur t’i sqarojë ambasadorit Hill qëndrimet e Serbisë që ai përfaqëson në dialogun me Prishtinën. Ai insistoi se është duke marrë pjesë në dialog me “përgjegjësi dhe konstruktivitet”, por shtoi se serbët që jetojnë në Kosovë “kërkojnë pa kushte” formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
E rëndësishme, sipas presidentit serb, është Prishtina t’i përmbahet marrëveshjes që forcat speciale të Kosovës të mund të lëvizin në veri vetëm me pëlqimin e NATO-s dhe kryetarëve të katër komunave, të banuara me shumicë serbe.
Marrëveshja vetë ndërkohë parashikon që Kosova të kërkojë pëlqimin e aleancës veri-atlantike për hyrjen në veri vetëm për Forcat e Armatosura të Kosovës (FSK).
Në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel, që u mbajt në 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Vuciq nuk arritën një ujdi për këto çështje. /TCH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.