×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq pas aksionit të sotëm në Veri: Asgjë më nuk do të jetë e njejtë

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 17:49

    Parlamenti serb me 145 vota pro miratoi sot raportin mbi Kosovën i cili iu paraqit deputetëve nga Presidenti serb,  Aleksandar Vuçiq. 


    Në një konferencë për media pas seancës Vuçiq tha se sot është edhe një ditë shumë e vështirë për Serbinë, duke aluduar në aksionin e  policisë së Kosovës në Veri, shkruan Reporteri.net.

    Vuçiq u shpreh se pas sulmit të sotëm asgjë më nuk do të jetë e njëjtë, as me shqiptarët dhe as me të gjithë ata që proklamuan se kjo ishte një luftë kundër krimit dhe korrupsionit, transmeton Reporteri.net

    “Situata jonë nuk është aspak e lehtë, por vendosmëria jonë, dhe guximi i popullit tonë në Kosovë na shtyjnë që të punojmë edhe më shumë për të garantuar atyre siguri në Kosovë”, u shpreh ndër të tjera Vuçiq.

    I pyetur për deklaratat e tij se Serbia është e gatshme të intervenoj ushtarakisht në Kosovë në rast se kërkohet, Vuçiq u shpreh se ai asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë.

    “Kam thënë se Serbia është e gatshme të mbrojë popullin e saj, është e gatshme dhe do të jetë gjithmonë ta mbrojë territorin e saj. Me vite më keni akuzuar për tradhti dhe që nuk po u ndihmoj serbëve, kurse tani po më akuzoni se po luftoj. Përgjigjuni për çka jam fajtor. Se po luftoj ose po qëndroj. Nuk kam përmendur asnjë intervenim, këtë e keni bërë ju. Unë vetëm kam thënë që do ta mbroj popullin tim. Unë nuk jam njeri aq i papërgjegjshëm që popullin tim ta vë në pozitë të vështirë, por nuk jam as aq i pakujdesshëm që të lejoj që populli im të keqtrajtohet”, është shprehur ai.

    Vuçiq lidhur me protestën e nesërme të paralajmëruar në Mitrovicë u ka bërë thirrje serbëve për protestë paqësore dhe u ka dërguar mesazh se Serbia do të jetë gjithmonë pranë tyre./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!