Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për mediumin gjerman Der Spiegel ka thënë se Mini Schengeni Ballkanik, është “projekti më i mirë që ka ndodhur në 30 vjetët e fundit në rajon”.
Kur është pyetur se a do të bëhet Kosova pjesë e këtij Mini Schengeni, Vuçiq u përgjigj – “Kosovarët s’dinë çfarë duan”.
“Albin Kurti ka të ngjarë se është udhëheqësi i tyre i radhës, kjo tingëllon sikur dëshiron të bëhet udhëheqës i Shqipërisë së Madhe. Kosova e sheh veten si shtet, por ne s’e shohim të tillë”, tha Vuçiq, transmeton Koha.net.
Vuçiq ndër tjera tha se “do ta mbajë të hapur mundësinë për kompromis me Kosovën”.
Ndër të tjera kreu i shtetit serb ka folur edhe per taksën 100 % të cilën ka një vit që qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet me origjinë nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.
“Kjo nuk është një sjellje e civilizuar. Nëse ata mendojnë se shantazhet e tyre të vazhdueshme mund të japin rezultate, e kanë gabim”, ka thënë Aleksandar Vucic.
Tutje presidenti serb ka përmendur edhe obligimet e marra nga dy shtetet nga Marrëveshja e Brukslelit duke thënë se ajo garanton krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.