×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq për Gjermaninë dhe Lajcakun: Po kërkojnë ta njohim Kosovën, por nuk do ta bëjmë

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 13:58

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është prononcuar sërish për çështjen me Kosovën.


    Në një intervistë për mediumin serb “TV Prva”, Vuçiq ka deklaruar se qëllimi i BE-së dhe Ministrit të Jashtëm gjerman është të njohin Kosovën shtet të pavarur, por ai shprehet se Serbia ‘nuk dëshiron’.

    “Qëllimi i tyre është që Serbia ta njohë plotësisht Kosovën si shtet të pavarur, gjë që natyrisht nuk duam. Edhe Lajçak (i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe Mas (ministri gjerman i Punëve të Jashtme). Provojeni, unë nuk do të marr pjesë në tregimet tuaja”, theksoi Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!