×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq për marrëveshjen: ROSU tërhiqet nga veriu dhe nuk kthehet më

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 14:09

    Aleksnadër Vuçiqi ka komentuar marrëveshjen e arritur sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me situatën e fundit në veriun e Kosovës.


    B92serb, citon Vuçiqin të ketë thënë se me këtë marrëveshje, “ROSU tërhiqet nga veriu dhe aksione të tilla nuk do të përsëriten më”.

    Ai ka thënë se bashkë me ROSU-në do të “hiqen edhe barrikadat në kufi”.

    “Tërheqja e ROSU-së është një indikatorë se aksione të tilla nga shqiptarët do të hasin në rezistencë nga popullata serbe. Kthimi i KFOR-it në pajtim me Rezolutën 1244 është shenjë se mund të garantohet siguria për serbët në Kosovë”, ka thënë ai.

    Vuçiqi ka thënë se Serbia konfirmon se e ka pranuar marrëveshjen në Bruksel, ashtu siç ka deklaruan edhe nga Bashkimi Evropian për, de-eskalimin e situatës në veri‘.

    „Mendoj se kemi arritur një kompromis dhe jam i lumtur sepse është i rëndësishëm sa i përket anës tonë“, tha Vuçiqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!