Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke raportuar para deputetëve në Kuvendin e Serbisë mbi rrjedhën e dialogut me Prishtinën dhe situatën në Kosovë.
Vuçiq atje tha se “nuk është koha për pritje të tepërta që nuk janë në përputhje me realitetin që na rrethon”, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.
Ai falënderoi të gjithë ata që siç tha e kuptojnë rëndësinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës e cila sipas tij “nuk është vetëm një çështje e një entiteti, por edhe një çështje ekonomike dhe kulturore “.
“Zvarritja nuk do ta zgjidhë këtë problem. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem me përgjegjësi, racionale dhe strategjike. Nuk ka më shumë se 95,000 Serbë dhe jo më shumë se 1,350,000 shqiptarë. Qëndrimi i serbëve ndaj shqiptarëve është 1:15 “, deklaroi ai dhe shtoi se “nuk kemi nevojë për një konflikt të ngrirë”.
211 deputetë janë të pranishëm në seancën e posaçme, dhe përveç kreut të shtetit serb janë edhe shefi i diplomacisë serbe, Nikola Selakoviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.