×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: ROSU ka arrestuar 23 serbë, është arrestuar e rrahur edhe një rus

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 11:15

    Presidenti serb, Aleksandar Vucic, në një fjalim në Parlamentin e Serbisë, lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në Veri, ka akuzuar po ushtrohet dhunë ndaj serbëve.


    Vuçiq ka thënë se institucionet e Prishtinës do të arrestojnë edhe disa shqiptarë që të duket se aksioni është drejtuar kundër krimit dhe korrupsionit, e jo kundër serbëve.

    Ai ka thënë se janë arrestuar e rrahur serbët, madje edhe një shtetas rus.

    “Në kuadër të bastisjes së serbëve në Zbubin Potok, po hyjnë nëpër shtëpi dhe po thyejnë gjithçka. Nuk kishte viktima. Unë isha në kontakt me administratën në Bruksel, i kemi njoftuar për situatën dhe ata na kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një aksion kundër krimit dhe korrupsionit. Natyrisht se ata do të arrestojnë edhe pesë policë të nacionalitetit shqiptar në mënyrë që të duket se ky është një aksion kundër kriminelëve dhe krimit, kurse në të vërtetë qëllimi është që të frikësohen serbët. Për herë të parë e kam ndier një dozë zë shqetësimit se këto aksione të tilla mund të vazhdojnë. Kam informacione se është arrestuar dhe është rrahur një shtetas rus Mihail, punëtor i administratës së UNMIK-ut dhe për këtë e kemi njoftuar edhe Rusinë”, u shpreh Vuçiq.

    Kujtojmë se Vuçiq në mëngjes ka ndërmarrë veprime intensive diplomatike pas hyrjes së njësisë specilae Rosu në veri, është bërë e ditur nga kabineti i tij.

    Vuçiq ka kërkuar nga perëndimi që ta ndalin Prishtinën dhe u bëri të ditur se Serbia nuk do të lejojë spastrim etnik në Kosovë.

    Në anën tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj e edhe presidenti Hashim Thaçi kanë thënë se aksioni nuk është i drejtuar kundër serbëve por, kundër krimit e korrupsionit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!