×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Thaçi, Haradinaj e Veseli janë njerëz të malit, jo të gjithë shqiptarët

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 19:00

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar deklaratën raciste të kryeministres serbe, Ana Brnabiq e cila i quajti shqiptarët ‘njerëz të malit’.


    Vuçiq ka thënë se kur e ka bërë këtë deklaratë, Brnabiq nuk e ka pasur fjalën për të gjithë shqiptarët por për tre politikanët kosovarë, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e Kadri Veseli, transmeton Reporteri.net.

    ‘Ajo nuk ka folur për tërë popullin por vetëm për ata tre. Ata të gjithë të tjerët janë akademikë, piktorë e shkrimtarë’, është shprehur Vuçiq.

    Ndryshe, pas deklaratave raciste Ministria e Jashtme e Kosovës ka vendosur që përgjithmonë t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë kryeministres serbe, Ana Brnabiq. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!