Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, në një konferencë për media pas një mbledhje që ka pasur me zyrtarë të partisë së tij ka folur edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor në Republikën e Kosovës.
Vuçiq ka bërë thirrje që serbët të cilët jetojnë në Kosovë të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë.
Kreu i shtetit serb ka thënë se një thirrje të tillë e bën edhe përkundër veprime të Kosovës, duke përmendur futjen e çmimeve anti-dumping për disa produkte të Serbisë.
“Serbët duhet të jenë të bashkuar, të shkojnë në votime sa më shumë të jetë e mundur dhe të luftojnë për të drejtat e tyre, ata vetë, për vendin e tyre, që të përfaqësohen institucionalisht, kur është e nevojshme, të jenë në gjendje të reagojnë në institucione në mënyra të ndryshme”, ka thënë Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.