×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq thotë se pret më shumë nga administrata e Trump se Engel e Albright për marrëveshjen me Kosovën

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 13:09

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pret me shumë nga administrata e presidentit Donald Trump, sesa nga përfaqësuesit e administratave të mëhershme amerikane.


    Këtë gjë ai e ka thënë të hënën mbrëma, gjatë një konference shtypi.

    Ai i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth deklaratave të Madeline Albrightit dhe Eliot Engelit, të cilët kanë thënë se politikën ndaj Kosovës, Vuçiqi po e udhëheq me “grusht të hekurt”, dhe se ka arritur ta kthejë Amerikën kundër Prishtinës.

    “Kjo tregon që këta njerëz do të donin që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës e të mos i kemi kërkesat tona legjitime. Atëherë nuk është rastësi që e kemi mos më lehtë, se nuk është aspak e lehtë, por që presim shumë më shumë nga administrata e presidentit Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij, sesa nga Allbrighti dhe Engeli”, ka presidenti i Serbisë, raporton FoNet, transmeton koha.

    Ai e ka komentuar edhe vlerësimin për “grusht të hekurt”.

    “Nuk kam përdorur kurrfarë grushti, vetëm jam përpjekur që të kemi lëvizje të lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, ka thënë ai.

    Ai ka theksuar se në pyetje janë njerëz shumë të rëndësishëm dhe se këtij lajmi nuk i është dhënë mjaft rëndësi në Serbi.

    Vuçiqi po ashtu ka thënë se e njeh edhe kandidatin presidencial të demokratëve, Joe Bidenin, ngase ka qenë mysafir i tiji dhe se janë parë shumë herë në Munich dhe Washington.

    Madeline Allbright, sekretarja e shtetit në kohën e presidentit Bill Clinton, ka thënë se SHBA-ja nuk është duke ndihmuar si më parë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Ajo në një raport, gjatë diskutimit të Komitetit të Kongresit për Marrëdhënie të Jashtme, të cilin e kryesoi Eliot Engel, ka thënë se SHBA-ja nuk po ndihmon në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

    Engel, kryetar i këtij komiteti ka thënë se thënë se e pikëllon shumë fakti që SHBA-ja, sipas tij, është duke u larguar nga zotimet dypalëshe, të marra gjatë administratave të kaluara, filluar nga Clintoni dhe Bushi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!