×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq ua shti ethet serbëve: Ne po zvogëlohemi, shqiptarët po bëhen 9.6 milionë

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 18:29

    Gjatë fjalimit të tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka prekur edhe temën e rënies së natalitetit në Serbi, respektivisht shtimin e natalitetit tek shqiptarët.


    Vuçiq ka theksuar se serbët po pakohen, ndërkohë që shqiptarët po shumohen me shpejtësi, transmeton Reporteri.net.

    Sipas presidentit serb, mendohet që deri në vitin 2100, Serbia do të ketë 3.5 milionë banorë, ndërkohë shqiptarë do të bëhen 9.6 milionë.

    “Serbët kanë një shtim natyral shumë negativ, ndërsa shqiptarët pozitiv. Sipas vlerësimeve të OKB-s, Serbia deri në vitin 2050, do të ketë 5.5 milionë banorë, ndërsa deri në vitin 2100, vetëm 3.5 milionë banorë, ndërsa shqiptarë do të jenë 9.6 milionë. Për të arritur një shtim pozitiv, është e domosdoshme që gratë të lindin së paku nga tre fëmijë”, ka thënë Vuçiq.

    Ndryshe, Vuçiq gjatë fjalës në Kuvendin e Serbiës, ritheksoi edhe një herë mundësinë për një marrëveshje të dhimbshme për shtetin që drejton./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!