×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Ushtria serbe nuk do të futet në Kosovë, paqja është e nevojshme

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 23:38

    Sonte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëri ka komentuar ngjarjet e fundit në Kosovë.


    Sipas tij, Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj, si dhe hapjen e vendkalimeve, “ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”.

    “Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme. Ne presim që NATO të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Aleksandar Vuçiq.

    Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas bisedës telefonike me emisarin special të BE-së për dialogun me Serbinë, Josep Borrellin dhe sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet në Veri të Kosovës ka shkruar në Twitter se dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për de-përshkallëzimin e situatës në veri.

    Kurse sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një postimi në Twitter, ka theksuar se është qenësore që Prishtina dhe Beogradi të rikthehen në dialog.

    “Kam biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e ç’tensionimit të situatës në veri të Kosovës. Është qenësore për të dyja Beogradin dhe Prishtinën të përmbahen dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i NATO-s dhe i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg.

    Ndryshe, Kosova më 16 shtator ka vendosur reciprocitet për targat e automjeteve nga Serbia, pas skadimit të marrëveshjes së Brukselit më 15 shtator.

    Si rezultat, të gjitha automjetet me targa të Serbisë duhet t’i zëvendësojnë ato me targa të përkohshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!