Vizita në Amerikë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përfundoi me një takim të nivelit të lartë me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.
Pas takimit me njeriun e dytë të Shtëpisë së Bardhë, Vuçiq ka thënë se Serbisë i nevojitet Amerika, shkruan Reporteri.net.
Vuçiq doli para gazetarëve me ambasadorin amerikan në Beograd Anthony Godfrey, ku edhe e vlerësoi lartë punën e këtij të fundit.
Sidoqoftë, kjo vizitë e Vuçiq vije pas vizitës që pati kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas njohësve të politikës së jashtme, këto takime po janë tregues se Amerika e ka rritur intensitetin e shtytjes së dy vendeve për të arritur një marrëveshje pëfundimtare.
Ndryshe, siç ka thënë edhe emisari special për dialogun, Richard Grenell, ulja në tryezë e Kosovës dhe Serbisë është bllokuar nga vendosja e taksës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.