Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehur keqardhjen e tij për shkak të mos mbajtjes së takimit në Paris dhe theksoi se Prishtina e kupton se palës serbe po i ngutet në progresin ekonomik dhe se mund t’i pengojë në atë mënyrë duke i shantazhuar dhe kështu të vonohet arritja e zgjidhjes.
Për këtë arsye, sipas tij, Kosova kërkon nga Serbia njohjen dhe nuk ofron asgjë.
Vuçiq tha se ishte i trishtuar kur dëgjoi vlerësimet e disa qarqeve amerikane se ata thonë se Prishtina zyrtare ka të drejtë për taksat, pasi Serbia ka punuar për tërheqjen e njohjeve.
“Unë nuk do të veproj si Gjilas dhe të tjerët që nuk kanë bërë asgjë dhe kanë shikuar në qiell kur 90 vende e kanë njohur Kosovën. Ne jemi angazhuar dhe kemi ardhur deri aty që 13 shtete të tërheqin njohjet. Nuk kemi nënshkruar asgjë, as nuk kemi pranuar gojarisht që të mos e bëjnë këtë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.