×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi e përfundon semestrin e parë në fakultet, tregon indeksin me notat që ka marrë

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 12:03

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi sot se e ka përfunduar semestrin e parë në Shkollën e Lartë të Sporteve me katër provime të mbartura.


    Vuçiq shkroi në profilin e tij në Instagram se ka marrë tri dhjetëshe dhe një nëntëshe dhe se i vjen keq që nuk mundi të luftojë për dhjetëshen e katërt, sepse kushti për marrjen e notës më të lartë është prezenca fizike dhe kryerja e ushtrimeve, për të cilat, megjithatë, ai nuk kishte kohë.

    “Nuk më vjen keq, unë e shfrytëzova atë kohë për të ndihmuar qeverinë tonë për të blerë vaksina për qytetarët e Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Vuçiq, duke publikuar një foto me indeks të hapur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!