×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi reagon për djegien e flamurit serb: Veprim i papranueshëm

    Reporteri
    21 Dhjetor 2021 | 12:20

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, komentoi djegien e flamurit serb në Tiranë, gjatë protestës kundër tij.

    “Përdhosja e simboleve shtetërore është diçka e papranueshme, por mendoj që autoritetet shqiptare reaguan me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi”, u shpreh Vuçiq, duke shtuar se nuk do të komentojë protestën kundër tij.

    “Nuk do të përfshihem në punët e brendshme të një partie”, tha presidenti serb për televizionin publik, RTS.

    Vuçiq falënderoi dhe reagimin personal të kryeministrit Rama lidhur me djegien e flamurit të Serbisë.

    “Duhet të tregohemi racionalë, të shohim nga e ardhmja dhe të kuptojmë që ata zemërohen kur ne u djegim flamurin e tyre, gjë e cila ndodhi përpara mbërritjes së Edi Ramës në Serbi”, u shpreh ndër të tjera presidenti serb.

    Për këtë incident regaoi edhe kryeministri Rama i cili risolli në vëmendje se ka folur shqip në Beograd duke kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke nënvizuar se nuk ishte hero atëherë e nuk e ndjen veten tradhtar as tani që pret në Shqipëri presidentin serb Vuçiq.

    Ndërkohë Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe për 6 të tjerë ka nisur procedimin penal, pasi dyshohet se dogjën 4 flamuj serb.

    Arrestohen personat që dogjën flamurin serb në Tiranë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!