Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, i ka bërë një pyetje Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott i cili u fotografua me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti pranë flamurit kombëtar, transmeton Reporteri.net.
“Pyetje për Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë: Në cilat zgjedhje fituan Kurti dhe partia e tij, dhe i cilit shtet është flamuri pranë së cilit ju, Shkëlqesia juaj, jeni fotografuar me krenari me Kurtin? Unë do të ta bëj këtë pyetje derisa të marr një përgjigje”, ka shkruar Aleksandar Vuçiq në Twitter.
Kujtojmë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para dy ditësh ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott dhe Kryesuesin e Departamentit Politik në Ambasadën Britanike, Samuel Paice.
Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se ambasadori Abbott e uroi Kurtin për suksesin zgjedhor. /Reporeteri.net
Питање за амбсадора ВБ у Приштини: На чијим изборима су победили Курти и његова партија и које државе је застава пред којом сте се, Ваша Екселенцијо, поносно сликали са Куртијем? Питаћу Вас ово све док не добијем одговор. pic.twitter.com/HTz7dnGXP5
— Александар Вучић (@predsednikrs) October 16, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.