×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin s’rri dot pa proklamuar “botë serbe”: Perëndimi kur inkurajon bashkimin e shqiptarëve s’duhet t’ua mohojë atë edhe serbëve

    Reporteri
    29 Nëntor 2022 | 13:12
    Shefi i Shërbimit Sekret Informativ serb (BIA), Aleksandar Vulin

    Tashmë shef i Shërbimit Sekret Informativ serb, por assesi të ndalet të komentojë projekte madhore “unfikimi kombesh”.

    Aleksandër Vulin, ish-ministër i brendshëm serb, duke folur për televizionin propagandistik “Tv Pink” tha se Perëndimi inkurajon bashkimin e shqiptarëve derisa këtë gjë ua mohon serbëve, shkruan Reporteri.net.

    “Serbët e bashkuar janë të vetmët garantues që shqiptarët e bashkuar të mos shpërndahen në zona ku nuk jetojnë. Procesi i bashkimit të shqiptarëve është i mundur vetëm nëse çështja e kombëtare e serbëve zgjidhet në mënyrë të njëjtë”, ka thënë Vulin.

    “Perëndimi, i cili haptazi inkurajon bashkimin e shqiptarëve, duhet të ndihmojë ose të mos e pengojë bashkimin e serbëve. Gjithçka që u lejohet shqiptarëve s’duhet t’u mohohet serbëve”, ka vazhduar ai.

    Në këtë kontekst, ai vazhdoi me mantrën e tij eufemistike të Serbisë së Madhe të Sllobodan Millosheviçit, të ashtuquajturën “botë serbe”, gjë që sipas tij, “është detyra themelore e kësaj gjenerate politikanësh serbë”.

    Vulin, rëndom shihet si ventrilokist i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që u jep zë ideve të këtij të fundit në mënyrë që para bashkësisë ndërkombëtare të paraqitet si më i moderuar, dhe që ato ide të mund të thotë se janë të Vulinit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!