×
  • Lajme
  • Lajme

    Vushtrria nën ethet e COVID-19, priten rezultatet edhe për 30 persona

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 16:37

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, mbrëmë njoftoi edhe për 40 raste të reja me virusin COVID-19. Tetë prej këtyre rasteve janë nga rajoni i Vushtrrisë.


    Edhe gjatë ditës së sotme pritet që në Vushtrri që të dalin rezultetet edhe për 30 persona të tjerë të cilët janë testuar si të dyshimtë për infektim me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Të gjitha këto janë raste kontakti me të prekur.

    Që nga 1 qershori e deri më sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 151 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e rasteve aktive në 313.

    Sipas shifrave zyrtare, deri më tash 1,234 persona janë infektuar prej tyre 890 janë shëruar, kurse 31 kanë vdekur. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!