×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 14 Komisione Parlamentare, VV do të udhëheq me 7 prej tyre

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 10:47

    Partitë politike i kanë ndarë komisionet parlamentare, ku gjithsej janë 16 komisione.


    Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se në këtë legjislatura, VV-ja do të udhëheq me shtatë komisione.

    “Sipas formulës grupi parlemnatr i VV-së i takojnë shtatë komisione të kryesojë dhe ajo cka është se grupi i VV dontë kryesojë me komisionin për buxhete dhe trasnfete, legjislacion, komisionin për punë të jashtme, komisionin për arsim, komisionin për bujqësi, komisionin për shendetësi, komisionin për zhvillimin rajonal dhe, grupi parlamentar i VV-së do ti ketë nga pesë anëtarë dhe gjithsej janë 14 komisione me vendimin e sotëm, seanca e radhës do të jetë të premten nga ora 10:00 ku do të bëhet votimi dhe do të dorëzojnë edhe emrat e kryetarëve të komisionit”, tha ajo.

    “Partia Demokratike do ta ketë komisionin për Ekonomi dhe AKI ndërsa LDK komisionin për Integrime dhe Mbijqyrjen e Financave Publike, tha Kusari-Lila.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!