×
  • Lajme
  • Lajme

    VV distancohet nga afishet për “votën hallall”: Nuk janë bërë nga ne

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 22:28

    Sot gjatë ditës u raportua se në Prizren janë vendosur afishe me mesazhe nga Kurani ku thuhej se vota për VV është “hallall”, ndërkaq për partitë e tjera është “haram”. E për këtë punë ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.


    Sekretari për Media dhe Komunikim i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka sqaruar se këto afishe nuk janë vendosur nga VV.

    “Afishet e shpërndara në Prizren nuk janë bërë nga VV e as anëtarë të saj”, ka shkruar në Manxhuka në profilin e tij në Facebook.

    Gjatë ditës Reporteri.net shkroi se këto afishe janë vendosur në afërsi të objektit të Bashkësisë Islame në Prizren.

    Por, BIK ka sqaruar për opinionin se këto afishe nuk janë vendosur në xhamitë apo objektet e tyre.

    Ende nuk dihet se kush është autori i këtyre mbishkrimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!