Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
VV-ja përmes një komunikate për media ka thënë se akuzat ndaj tyre lidhen me luftën e UÇK-së, e cila pohon se për ta mbetet gjithnjë forcë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare.
Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se e vlerësojnë aktin e dorëheqjes së presidentit Thaçi, por potencojnë se kjo dorëheqje është e vonuar, shkruan Reporteri.
Sipas Vetëvendosjes Thaçi do të duhej të dorëhiqej qysh në momenti kur erdhi lajmi për aktakuzën. Në vend të kësaj, kjo parti akuzon Thaçin se gjatë kësaj periudhe në prapaskenë negocioi për të shpëtuar veten prej akuzave.
“E vlerësojmë gjestin e dorëheqjes prej presidencës të Hashim Thaçit si të duhur, por të vonuar. Do të ishte mirë të vepronte qysh kur erdhi lajmi për akuzat, e jo të linte vend për të menduar se në prapaskenë po negocion për të shpëtuar veten prej atyre akuzave. Dhjetë vitet e fundit janë dëshmi se si kushdo që ka pretenduar ta mbrojë UÇK-në përmes pazareve të fshehta, ka dështuar, dhe vetëm sa e ka rritur dëmin. Vetë Gjykata Speciale është padrejtësi e prodhuar prej tyre, përderisa ne si Lëvizje, bashkë me shumë veteranë e qytetarë, protestuam kundër saj”, tuhet ndër të tjera në reagimin e VV-së.