×
  • Lajme
  • Lajme

    VV e fut në komision të rëndësishëm Graincën që doli nga PDK-ja, e zëvendëson Avni Deharin

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 13:33

    Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, është konstituuar  komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.


    Në mbledhjen e sotme janë bërë dy ndryshime, ndryshe nga lista e dërguar në Kuvend dhjetë ditë më parë.

    Kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi ka njoftuar se në vend të deputetit Avni Dehari do të jetë deputetja e re e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, e cila para ca kohëve kaloi nga PDK’ja në VV.

    Tutje, Abazi ka njoftuar edhe një ndryshim nga grupi i deputetëve të LDK-së.

    Në vend të Arben Gashit, pjesë e këtij komisioni do të jetë Kujtim Shala.

    Pjesë e këtij komisioni janë edhe Xhavit Haliti, Branislav Nikoliq, Dimal Basha, Gazmend Gjyshinca, Fitore Pacolli, Ariana Musliu-Shoshi e Time Kadriaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!