×
  • Lajme
  • Lajme

    VV: I kemi siguruar 81 vota, edhe deputeti Gashi voton sot

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 17:35

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se përveç kryetarit të parties së goranëve, Adem Hoxha, në sallë është edhe deputeti nga iniciativa rome nga Graçanica, Fadil Gashi.


    “Dy deputetët e partive jo serbe janë në sallë”, ka deklaruar ajo, shkruan Reporteri.net.
    Kusari-Lila ka mohuar të jenë bërë ‘pazare’ që Hoxha e Gashi të marrin pjesë në votim.

    “Nuk ka pas oferta të natyrës për poste të mëhershme. Ne kemi kërkuar përgjegjësi më të madhe, lidhet për fatin e një vendi”, tha Kusari-Lila.

    “Ne shpresojmë se sot ky proces do të përmbyllet. Janë 80 apo 81 vota që do të numërohen në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentes”, tha ajo.

    Ndërsa i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Arben Gashit, duke thënë se ajo nuk ka bërë asnjë shantazh ndaj Agim Veliut, Avdullah Hotit e Driton Selmanajt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!